Akuza për vrasjen e dy policëve, Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm – Alban Dezdari dënohet me 8 vjet burgim


Bedri Krasniqi i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK – ut, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Reklama

Ndërsa, Alban Dezdari është dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale të “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, kurse është liruar nga akuza për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”.

Lexo po ashtuGjykimi ndaj Bedri Krasniqit: Çka deklaruan palët në seancën e fundit para shpalljes së aktgjykimit?

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve është shpallur të mërkurën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinirtv%2Fvideos%2F677678337620321%2F&show_text=false&width=560&t=0

Aktakuza lidhur me këtë rast ishte ngritur më 21 korrik të vitit 2017, me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *