Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Reklama

Ditë më parë Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimeve të së enjtes në Bruksel.

BE njofton se Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do t’i nisë takimet me liderët në ora 09:00, ndërkaq do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

Siç është bërë e ditur se takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, gjersa pas përfundimit të takimeve do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë.

1 poste

Listo sipas 

 Para 9 min

Takimi Kurti – Vuçiq dhe tensionet në veri, Feilcke: Dalja nga kjo situatë është urgjente për Kosovën

Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në Deutsche Welle, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ku ka folur për dialogun e Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Reklama

Njohësja e çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për takimin që do të mbahet të enjten e 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çka ka thënë se kjo është një javë e rëndësishme sidomos për Kosovën.

“Është një javë e rëndësishme për Kosovën veçanërisht, sepse për Serbinë tema e Kosovës nuk e ka atë prioritetin siç e ka për ju kosovarët dhe për zhvillimin e Kosovës. Kjo dis-balancë mes të dyja vendeve gjithmonë nga jashtë, nga Gjermania kur shikohet është shumë e qartë sepse Kosova është një çështje e rëndësishme për Serbinë, por për Serbinë ka edhe probleme të tjera

Reklama

Për Kosovën, zhvillimet dhe akordimi i politikës me faktorët ndërkombëtarë në zgjidhjen e problemit me Serbinë janë vendimtare dhe çështje kyçe, veçanërisht këtë kohë kur janë vendosur sanksione dhe masa të veçanta ndaj Kosovës. Pra, pritjet për të dalë nga ky konflikt janë mëse urgjente për Kosovën e cila gjendet në këtë situatë”, kishte deklaruar Feilcke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *